BE-ja ia shton 5,25 milionë euro buxhetit të Kosovës 

                    Komisioni Evropian i ka transferuar buxhetit të Kosovës edhe 5,25 milionë euro për të ndihmuar bizneset e vogla dhe grupet e cenueshme në zbutjen e ndikimit të pandemisë së COVID-19 dhe rritjes së shpejtë të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.Siç njofton Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, transferi sjell mbështetjen e drejtpërdrejtë të BE-së për buxhetin e Kosovës në kuadër të kontratës së qëndrueshmërisë të nënshkruar në vitin 2020, në një total prej gati 26 milionë eurosh.“Përderisa më e keqja e krizës pandemike është pas nesh, Kosova dhe BE-ja janë prekur nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Përmes kësaj pagese të mbështetjes buxhetore ne ndihmojmë likuiditetin financiar të Kosovës për veprimet e ndërmarra për të mbështetur bizneset e vogla, bujqësinë dhe grupet e cenueshme, të përballen me vështirësitë financiare në gjendjen