Çaste dhembshurie  me poetin ;Qazim Thaçi- Vapa plot agoshi në verën pandemike-

Vapa plot agoshi në verën pandemike

—————————————————-

Kjo verë kaq me vapë e kaq me trishte shumë

Athua  mat pulsin e zemrës si në hemogram

A  kalojmë nëpër  purpurin e kësaj bote jallane

Për ta ngrirë epin e gjakut që na falën  nga legjendat

&     &    &

E si të zbresim Pashtrikut për të mbërri në Pikëllimë

Që vapën e kësaj vere ta derdhim mrizit të mallit për atdhe

Athua këngët e eposit të çikës poturesh e peshojnë dashurinë

Si në dërrasë  të varrit nga kënga e Sali e Feriz Krasniqit.

&   &    &

Po si ta jetësojmë jetën si në artin e Ajshe Ramadanit

Për të mat pastaj mallin e  Atdheut më dashurinë e Skenderit

Me  vargjet Gëzimit në Alpe e fjalën e Q. Shkrelit ndarë nëpër botë

Kjo verë kaq me vapë  e trishte  shumë na bëri të huaj edhe në tokën tonë

—————————————————————————————

P.S. Sali e Feriz Krasniqi . rapsod popullor.

Ajshe  Ramadani, aktore shqiptare në diasporë

Skender Morina, atdhetar në  Gjermani

Gëzim Ajgeraj, shkrimtar në  Zvicër

Qerim Shkreli ,veprimtar  politik në diasporë

Leave a Reply

Your email address will not be published.