Unë dashurohem me erën,

që mbjell furtuna vrastare.

Unë dashurohem me vullkanin,

qe te përvëlon dhe shkri kockat fare.

Unë dashurohem me egërsirat,

qe te shqyejnë me kënaqësi.

Unë dashurohem me akullin ,

qe zemrën ta ngri.

Unë dashurohem me errësirën,

që gjithçka ne hiç e kthen.

Unë dashurohem me gjembin,

qe thelle ne shpirt te dhemb.

Unë dashurohem me me te ligun njeri

me atë qe ne ken ka lindur i zi.

Unë dashurohem me gjithçka te keqe ne univers.

Unë dashurohem qe ty përpi….

Dua te mbjell ne to një filiz te ri

Te ngjashëm me një hyjni.

Ti s’di te mbjellesh dashuri
sepse faren e saj se ke.
U mundova te isha diell vere per ty
Nxehtesine te te perrcillja ne zemren tende te akullt.
U mrekullova kur te pashe heren e pare.
Syte e tu u kryqezuan me te mite.
Ty ndeze brenda meje nje vullkan
por vet su dogje brenda tij.
Ndoshta ishe nje ujevare gjigante.
Ndoshta ishe nje oqean i ngrire
por une nje naive e perjeteshme
U mashtrova nga ai veshtrim.
U genjeva vite me radhe.
Jetoja dashuri si ne perralle.
Une princesha e marrosur.
Ty princi i ndrojtur
qe dashurine s’ma shprehje dot me fjale.
Akoma ajo dashuri eshte e magjishme per mua.
Ndoshta nga qe qe imagjinat.
Ndoshta S’kam gjetur nje dashuri reale.
Kjo tok qe ka mbjell kaq shume lule te bukura.
A do ma sjelli ne jeten time nje burre te rralle.
Ashtu sikur e kam enderruar ne imagjinate.

Një trëndafil i bardhë kishte çelur ne lëndine.

 Ndihej i lumtur mes barit dhe luleve,

qe kundërmonin ere te mire.

Një dite ra ne dashuri.

Si mjalti ju duk ajo

 dhe u përfshi ne magjinë e saj

aq shume sa dhe ngjyra i ndryshoj.

Trëndafili i bardhe u be i kuq.

Petalet kuqërronin nga lumturia.

Harroi lëndinën harroi lulet dhe fluturoi ne misteret dashurore.

Zjarri i dashurisë me kohen kaloi I dashuri e la për një pasion te ri.

Petalet e kuqërremta filluan te nxiheshin.

 Deri sa u than u kthyen ne hi.

 Rëne ne token ku paskësh qene dikur i lumtur.

E gjithë lëndina me lule u mërzit për humbjen e tij.

Befas një mëngjes kishe mbire përsëri o trendafil i bardhe.

Kujtuan se te kthyen ne hi por ty ishe fare.

 Blerina Proj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *