Çaste poetike me poeten:- Age Bilani LUKA

Flas me ajrin
——————-
Flas me heshtjen
për gjithçka unë Flas.
Flas me qetësi
nganjëherë dua të bërtas.
Flas me të dhe bisedoj
dhe përseri unë Flas
Flas me njerëzit kuvëndoj
dhe me ëndrrat Flas.
Flas me ajrin
aty e gjej gjithësinë
aty e gjej jetën
aty gjej fëmijët.
Flas me ajrin
jo se vetë dua,
pot është një mbështjellë
që me botën më lidh mua.
fryn era me forcë,si e tërbuar
merr ajrin ku jam unë
të tjerëve për t’ua çuar
oohh zot, ajri nga më vjen mua!?
E di unë nga butësia që ka
nga fëmijët në mërgim
me mallë e lotë ngopur
Më përqafon më jep lumturi e trishtim
përse ,përse o zot, nuk përqafoj fëmijën tim
Më vjen ajri nga larg plot mall dhe si vegim.
Nuk e dua vetminë se me mbush me trishtim
/QendraPress/