Çaste poetike me poeten;- Albina CEKA

HANËS AMANET I LË ZEMRËN!
———————————————
Sipër reve, në një cep hëne,
zemrën atje do ta rehatoj.
Se kjo jetë, o plot me halle,
pa mëshirë më copëtoi.
Sy e veshë lart ndër yje,
atje sipër kam me i fshehë.
Shpirtin e afroj pranë diellit,
e sigurt ia lë në dorë qiellit.
Mish e eshtra ia fal malit,
le t’i djegë në vullkan.
Për ty krejt i falem diellit,
t’më shkrijë e t’më bëjë vaj.
Amanet hanës i lë zemrën,
trashëgimi ty me ta lanë.
Vaj yjesh të sjell prej qiellit,
të freskojë trupin tënd.
Sy e veshë do i lë ndër yje,
amanet me të vrojtu ty.
Do të bëhem hija jote,
kur me trup s’do jem aty.
/QendraPress/