Çaste poetike me poeten;-Anila KODRA

ULUR NË KUJTIME

————————-

Na mbyt malli ndonjëherë e përhumbemi në kujtime,

Para syve, na kalojnë çaste, e na duken si vegime .

E na ndodh ndonjëherë , na kujtohet një rrugë,

një park,

Kokës bredh nostalgjia, bisedat, aty na vijnë për qark.

Një dhuratë e bërë dikur , një takim në kohë të largët,

Një shëtitje zënë për dore, kohës akull i shton vlagët.

Pa të kujtohet kur dikur , diku fshehur pas një gëmushe,

Duke puthur tinëzisht,ai të thotë ke aromë lule fushe.

Dhe hiqesh sikur ti nuk do, bën sikur ta kanë bërë me kast,

Por, sot larg nga ato vite, e ëndërron prap atë çast .

Ish e para dashuri që fluturat në bark ti ngriti ,

Sot të vjen si mall i fshehur, ai zjarr që zemrën goditi .

Buzëqesh dhe flet me vete, thua kohët kanë ndryshuar,

Por të tjerë duam, të tjerë na duan , me të tjerë u martuam.

Thonë, se dashuritë e mëdha s’veshin fustan nusërie,

Mbeten pa nënë e baba, jetojnë në zemra si jetime.

Na mbyt malli ndonjëherë, një lot lan pluhurin e harresës,

Pastaj prap buzëqeshim, ulur në portat e kujtesës .

/QendraPress/