Çaste poetike me poeten;-Anila KODRA

S’TË NJOHA KURRË
—————————
Dashurisë kurrë nuk ja mësova dot fjalët
Kur deshi të fliste, shkoi heshtur u largua,
Si perde sipari që mbyllin diku një skenë
Shkoi pa fjalë, heshtur, dhe ngadalë u shua.
As ngjyrën që thoshin ajo e ka të kuqe,
Dot kurrë nuk munda që unë t’ja shoh,
Ditët kur ngjyra e saj bëhej e purpurt
Tani janë shumë larg, ajo thotë stë njoh.
Kam dëgjuar të thonë është e ndjeshme
E butë, e dlirë, saqë duket si një femër,
As kurrë dot se preka ti ndjeja brishtësinë
Në mëndje tani më egziston veç si emër.
Ehh, si jemi ne njerëzit ndonjëherë.
Duam të kemi çdo gjë që shikojmë,
Na duket se do jemi të rinj ngaherë
Harrojmë se vitet ikin, pa kuptuar shkojnë.
E pra dashuri, fjalët e tua kurrë si mësova ,
Ngjyrën e kuqe veç në ëndrra ta pash,
Për sa herë në mëndje udhën e jetës shkova
Aq herë në dashuri si e çmendur rashë .
/QendraPress/