Çaste poetike me poetin;-Demir RUSI

NDJES LEXUES!
—————————-
Ne që shkruajmë, dhe lajthisim
Ndodh vërtet,noj herë e prishim
Problem ka, kush na lexon
Konsumon kohë,ndoshta mallkon
Kërkoj ndjes,në kam bezdisë
Ndonjë,nga tharmi i poezisë
As më shkon,kurrë ndermend
Të lëndoj,s’dua askënd
Kjo punë,se ka me të prekur
Poezia është,si bukë e thekur
Do pak punë,për ta përtyp
Po të pelqeu, s’të lë me ik
Jam paqësorë,dhe nga natyra
Në këtë botë,njoh veç të mira
Sa të jem gjallë,e të marrë frymë
Unë do mbetem,në të njëjtën linjë
Për ndonjë që më kritikon
E dua shumë dhe kur më lëndon
Për mirë e ka dhe kur kot ja fut
Kush punon dhe të gabojë mund
Mirnjohje për ju,që me lexoni
Po s’ju pëlqen,troç ma thoni
Do tu jem,për jetë mirnjohes
Dhe po të ma thoni,faqe botes
/QendraPress/