Çaste poetike me poeten;-Blertë Tmava VESELAJ

KUJTESË

—————————–

Ngjarja po shfaqej në televizorin e mendjes,

titulli i filmit: Kujtesë.

Nga minuta e parë deri në titra,

asgjë nuk kishte mbetur në harresë.

Film me metrazh të shkurtër,

edhe pse realiteti gjatë u jetua.

Sa shumë na ngjanin aktorët,

sa bukur na kishin përshkruar.

Pak nga gjithçka prej nesh të dy,

sikur në dy botë jetonim.

Filmi shfaqej për ne,

dhe ne sërish po e jetonim.

Kur aktorët përfunduan,

ne prapë ishim aty.

Asgjë nga ne nuk ka mbaruar,

në kujtesë e në zemër ngjallemi të dy.

/QendraPress/