Çaste poetike me poeten;-Linda SHAQIRI

VEGIMI I 1001 NETËVE

———————————–

Plagë në mes të diellit,

stuhi në horizont,

bukurinë e një vegimi,

dhuratë nga rrëfimi i 1001 netëve.

Një ëndërr që s’di të zgjohet,

një heshtje që flet pa zë,

një yll që lind mes errësirës

dhe thërret përsëri në dritë.

Në çdo plagë ka një dritë,

në çdo stuhi një agim,

e në çdo rrëfim të humbur

fshehet një fillim.

/QendraPress/