Çaste poetike me poeten:-Hatixhe Çollaku ADEMAJ

Më tepër se përqafim

———————————-

Damarëve të kohës

shkojnë e vijnë njerëzia.

Në paralele, si spiralë ADN-je,

je përdredhur —

atdheut ia kthen një grusht me dhe,

atë që kur ike,

ia kishin vjedhur.

Ai dhe tashmë është fisnikëruar:

mall, kujtime, vlerësime

e copëza kulturash të tjera

mbi shpirt i janë shtuar.

Në kohë reale shihemi,

po jo bre, jo —

s’është njësoj

si kur përqafohemi

e sy më sy njihemi.

Dorën fort

njëri-tjetrit ia shtrëngojmë,

të rrahurat e zemrës,

pulsin ia pulsojmë.

Aaaa —

ndalet koha, diej ndriçojnë,

në bebëza

njëri-tjetrin kur shikojmë.

A është kjo dashni

që ndjej për gjenin tim?!

/QendraPress/