Çaste poetike me poeten ;-Migel FLOR

Mosputhje
———————–
Flaka e diellit
puth buzën e malit
deti vesh
pasqyrën e zjarrit.
Hëna, xheloze
do të shkrihet në puthje
nuk i gjen
e ikën bën tutje..
Mos vallë puthja
është flaka e trupit
apo hëna na mëson
artin hyjnor
të të mosputhurit?
/QendraPress./