Çaste poetike me poeten;-Mirushe H. MUSA

Në raftin e Librave

——————————-

Pranë oxhakut,ulur shikoja flakën e zjarrit,

kujtoja peizazhet me ndjenja të ndrydhura.

Për një çast mendja më shkoi në Bibliotekë.

Te historia e mbyllur në raftin me libra.

Pas shumë dekadash përpiqesha ta ndieja,

letrën: a dalim e lagemi nën shiun e verës,

vallëzojmë nën ombrellën e muzgut të kuq,

në këndvështrim të mbetemi veç ti dhe unë.

Unë nuk i dua romancat e ndërlikuara,

qirinjtë ndezur e petalet e luleve të shtruara.

Dua gjërat e thjeshta dhe ditët veç me ty,

që koha të mos na bëhet armik e largësi.

Libri me kopertinë të moçme e të trashë

Ruante në brendësi një peshë kujtimesh.

Mes fletëve, një letër e shkurtër, por e qartë,

për pranverën pa lule, pa vellon e bardhë.

E shpalosa letrën, udhëtoja nëpër kujtime,

ngrita sytë drejt qiellit mbushur plot me yje.

Loti notoi faqes si ujvara në shiun e tërbuar,

që vërshon në shtratin e lumit të turbulluar.

Pellumbeshë ime,unë nuk heshti s’jam poet,

Për ty zbres lumenjët, shuaj zjarr e vullkane.

Malet do t’i shembi, s’lë gur për pa lëkundur,

Sytë e tu si vetëtimë purpuri sdua të humbur.

Lulja ime, ti mos u brengos dhe mos qaj,

në letër ke copat e thyera të një dashurie.

Të lutem, lexoje me kujdes dhe mos harro:

dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie.

/QendraPress/