Çaste poetike me poeten;-Brixhilda DEDE

FILLI I SHENJTË

————————–

Shpirti im ka një kordon të padukshëm,

si fill i shenjtë që lidhet me tëndin.

Ti, që më hape sytë për të njohur botën,

je vendi ku fryma merr kuptim,

zemra e tretë kur heshtim.

Kur je larg,

ndihej se një pjesë e trupit endet duke të kërkuar.

Lidhja ku nuk gjej arsyen,

kordoni që ushqen kuptimin e jetës.

E kam frikë çastin, ..

kur zemra të mos ndiejë më,

praninë tënde, brenda vetes.

/QendraPress/