Çaste poetike me poeten;-Bujana MALAJ

NUK ERDHA ME QAJTË……
——————————-
Nuk erdha me qajtë
nuk erdha me këndue
mallin e përvlum
me ju pak me shue.
Kodra për nën kamë
toka edhe mali
si stuhi e djegme
u lëkund prej malli.
Nuk erdha me qajtë
me qajtë , qau livadhi
qajti fletë e dushkut
qau çdo fije bari.
Fryni erë e lehtë
si prej ledhatimi
qanë bylbylat n’degë
sikur qan jetimi.
Edhe unë jetime
pa nanë e pa babë
sikur f’mi për gjini
do u gjuhesha në qafë.
Eh malli i djegun
si gaca e prushi
prej mallit të shkretë
kamët , krejt mi k’puti.
Eh vllaznit e mi
kapidana t’vdekjes
e morët me veti
lezetin e jetës.
Nuk qajta , nuk qesha
as nuk ligjërova
sikur “ këndon” qyqja
ofshamën e l’shova.
/QendraPress/