Çaste poetike me poeten:Brixhilda DEDE

GJYSHES SIME TË DASHUR

————————————————-

Nëse jeta nuk është e përjetshme.

Nuk do të thotë, të mbetesh harrim.

Nëse parajsa është e përkohshme.

Mes qiej shpirtrash,

Ti, më i bukuri shkëlqim.

&   &   &

RUBINJA

——————————-

Shirat shkundën zinxhirë të rëndë,

Kamxhikë mbi lëkure goditur.

U vrenjt qielli mbeti pa dritë.

U lag letra, meditimi u fik.

Rubinjë, ylber shkëlqyer,.

Shëmbëllyer pigment hyjnor.

Zbutur zemër dhënë ngjyrë.

Dritë vetëtime eklipsojmë.