Çaste poetike me poeten;Brixhilda DEDE

MOSHA E TRETË

——————————–

Aty në fshat, në një ikonë gjunjëzuar nëna lutet.

Lotët i mjegullojnë sytë,

Nga verbimi, mendja shëtit,

Tek burri i humbur e fëmijët, larg ikur.

Ah, mos e pastë kush këtë fat.

Askush më nuk të dëgjon.

Mendimi në heshtje pezull qëndron.

Vetmia flokun, zbardhëllon.

Disa të njohur bëjnë habi,

Ua, qenke ti vërtet?!

Si vitet të të bien mbi plagë,

E koka të të rrëndojë mbi dhe.

Thua ku isha e ku jam,

Moshës së tretë kur ti afrohesh moj bijë,

Qielli i kaltër do të duket i zymtë.

E rëndë palltoja,,

Të lodhur rathët tek sytë.

Herë vjen një forcë nga hënë e mekur.

Kur yjet lart në qiell janë tretur.

Vetes i thua jeto me kujtime,

Me të bukrat vite e drithërime.

Veten quaje thesar , se ke fëmijë që të shkëlqejnë ar.

Rro për vete e jo për të tjerë.

Bëhu dritë e jo fener.

Të jesh forca, lumturia,

Dhuratë e ardhur nga perëndia.

Liqenin e lotëve margaritar.

Pije me pikëllimin për ta tharë.

Dhe kur të gjithë mendon se të kenë braktisur.

Do të shohësh pulëbardhat, mbi një det të krisur.

/www.qendrapress.com/