Zëdhënësi i policisë  Rajonale në Prizren Shaqir Bytyçi,njofton per djegjen e një shtalle me bagëti  në fshatin Kobaj.

            Zëdhënësi i policisë  Rajonale në Prizren Shaqir Bytyçi, me  9.tetor.2026, në orët e mbrëmjes, në fshatin Kobaj, Prizren, është raportuar një incident zjarri. Policia ka dalë në vendngjarje, ku zjarrfikësit tashmë e kishin lokalizuar dhe shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit, është përfshirë nga flakët një stallë e kafshëve, me ç’rast kanë ngordhur një lopë dhe dy dele, si dhe janë shkaktuar dëme të tjera materiale. Sipas deklarimit të viktimës, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 30.000 euro. Policia, në bashkëpunim me ekspertët e zjarrit, është duke punuar në përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të këtij incident , Zjarri ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Kobaj të Prizrenit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, si pasojë e zjarrit, stalla është djegur në tërësi.