Çaste poetike me poetin:-Autor: Avni Neziri

BOTË E BRISHTË

——————–

A

Njeriu apo koha, pakuptim

të gjithë disi gëzohen

Jo për arriturat

Por kur tjetri bën gabim.

Bota sipërfaqësore

Gjithqka e brishtë

Edhe e vërteta

Na del fjalë me bisht.

Dukuri e pandalë

Edhe respekti

Nuk është gjë tjetër

Vetëm shprehje me fjalë.

E që nuk më erdhe

T’u rritë ndera

Mjaft po shihemi

Nëpër forma të tjera.

Sot flet kot

Askush nuk ndëgjon

Mirë se ke ardhë

E ma mirë që po shkon.

Botëz rrumbullak

Prit, prit edhe pak

Ah, medet, kuku për ne

Motër e vëlla, s’e di a i ke.

/Qendrapress/