Çaste poetike me poetin:-Nexhbedin BASHA

FLLADI I KORABIT
———————————-
Malli djeg zemrën e zhuritur,
siç mbeten kujtimet në rrugicat e fshatit;
kurbeti na shpërndau si zogjtë e korbit,
zemra u bë prush e përvëlon
malli.
Shkruaj të lë gjurmë në ditare,
për qytetin e blirit, hijshëm si
zambak i verës,
shkëlqimin tek sytë, këngën e
agimit,
aty ku mora çelësin e artë të dijes
dhe aromën e pranverës.
Flladi i Korabit më sjell ndërmend mozaikun dibran,
si në legjendat e lashta: rrugët,
shtëpitë, fytyrat e dikurshme;
çdo gur ka një kujtim të fshehur
si ar,
çdo shteg një mall që s’u shua kurrë.
Dhe kur Korabi ngre retë mbi
supe,
unë kthehem te vendi ku linda e u rrita;
aty ku malli bëhet varg,
dhe kujtesa mbetet rreze dritë.
/QendraPress/