Çaste poetike me poeten;-Rinore Veliu-ZYMERI

Zahrie – bijë e qëndresës
————————————–
Në qelitë e burgut, mes dhimbjes e lotit,
Zahria qëndroi si shkëmbi përballë motit.
E rëndë ishte dhuna, e thellë plagë në gji,
por zemra e saj thërriste: “Do të ketë liri!”
Gardienet serbe e goditën pa mëshirë,
por ajo veç thirri: “Kosovë, do të jesh e lirë!”
Në gjoks kishte plagë, në zemër kishte dritë,
për tokën e saj që e deshti me shpirt.
As dhuna, as burgu, as nata e mallkuar,
s’e shuan atë zemër, për liri të betuar.
Ajo qëndroi fort, si shkëmb mbi stuhi,
me besën e shqiptarit, me ëndrrën për liri.
Sot emri i Zahries në kujtesë do të rrojë,
si zë i qëndresës që koha s’do ta harrojë.
Bijë e kësaj toke, grua me trimëri,
Zahrie, emri yt është këngë për liri!
Rinore Veliu-Zymeri
/QendraPress/