Çaste poetike me poeten:-Vilma NIKA

Vjeshta
——————
Vjeshta erdhi me trastën plot,
me mollë të kuqe, me shi e me lot.
Mbi degë të zhveshura hesht një mister,
ca funde e pritje, s’u panë asnjëherë.
Në arë hesht parmenda, oxhaku tymon,
vetmia te pragu një këngë e kujton.
U mbushën ditënetët me ëndrra lulëkuqe
e zeza vesh natën, këpucët e kuqe!
Por vjeshta, o miq, nuk është veç ndarje,
as zverdhje gjethesh, as fund i një fare.
Është buka që piqet, është vera në vozë,
është shpresa, që jetën e mban në lëvozhgë.
/QendraPress/