Çaste poetike me poetin;-Shefik ARIFI

LERMË, E DASHUR !
——————————-
Lermë, e dashur, të vij te ti !
Dhe në s’erdha dot në këmbë
Të zvarritem.
Lermë, e dashur, të vij te ti !
Në qiellin e syve të tu
Si një zog të përpëlitem
Lermë, e dashur, të vij te ti !
Dhe në s’dita mirë not
Te ti, te ti të mbytem që sot.
/QendraPress/