Çaste poetike me poetin:- Kujtim R. HAJDARI

JEMI PRANË JUSH, RINI!
———————————-
Tirana rri zgjuar,
gjithë vendi nuk fle,
proteston ndërgjegjja e kombit.
Rinia e këtij vendi ben bè.
dhimbja tund qiellin,
dhe frika tund pushtetin e Ramës
pushtetin e korruptuar e hajdut,
antikombëtar, antishqiptar.
*
Ju ndjekim nga larg,
të shpërndarë nëpër botë si pa atdhe,
ju ndjekim me zemër në dorë,
me ankthin e shqetësimin që na bren.
Trupi s’na gjendet pranë,
por shpirti kalon detet
më shpejt se era,
më besnik se gjaku,
jemi pranë jush, rini,
pranë teje Atdhe.
*
Na dhemb largësia,
Oh, sa na dhemb…!
por edhe pse larg
jemi aty,
si rrënja me trungun,
si vala me detin,
si emri me jehonën e vet.
*
Mos u ligështoni!
Përpara!
Mos u thyeni!
Nata, sado e gjatë,
është veç pragu i agimit.
Ju jeni ata,
që po hapni derën e dritës.
që bëni të dridhet pushteti,
që po ndizni shpresën e vendit,
që po merrni në dorë fatet e kombit.
Përpara rini!
Kur padrejtësia bëhet ligj,
Protesta bëhet detyrë.
Kujtim R. Hajdari
/QendraPress/