Çaste poetike me poetin:Fehmi PIREVA

Unë e ndjej Shqipërinë

———————————–

Unë e ndjej mes copëzave

Diellin një që gdhinë.

Shiun e ngrohtë të verës

Në çdo gjeth Shqipërinë.

Unë e ndjej mes copëzave

Një mot ndryshe me suferinë,

Një gjeth fiku si bie ngadalë

Në degët e kujtimeve Shqipërinë.

Unë ndjej hapat e njerëzve

Kohën e plotë dhe dashurinë,

Diku mbyllet e largëta këputje

Copëza bashkohen me Shqipërinë.

Unë e ndjej atë që e ndjeni ju

Valën e lumit dhe jodin në det,

Hapat e lirë, hedhur kudo,

Shqipërinë pa arna si njeri- poet.

/www.QendraPress.com/