Deklarata e Kurtit për luftën në Kosovë  është një mosbesim për vazhdim të  qeverisjes- Shkruan; Qazim THAÇI

                        Kryeministri i Republikës së Kosovës  Albin Kurti në një intervistë për të përditshëm italiane “La Repubblica” ka thënë se gjasat për luftë në Ballkanin Perëndimor, e në Kosovë veçanërisht, janë rritur pas luftës së Rusisë në Ukrainë, e deklarime të tilla Kurti, ka bërë edhe në  media tjera,qofshin ato ndërkombëtare apo vendore nuk ka  tjetër  veç  një lloj paralajmërimi se  qeveria  Kurti me  ministrat aktualë nuk do të mundet të vazhdojë  qeverisjen, Kjo nënkupton se tani më edhe deklarata e  analistëve se në këtë vjeshtë  Kosova  mund  të përballet  me rrëzimin e  qeverisë, dhe rënien e  qeverisë  Kurti, Kjo tani është duke  reflektuar edhe nga vete  kryeministri, Shembulli se  kjo qeveri nuk arrin të  vazhdojë  kështu  janë  shumë  fakte,  por ne  sot  po veçojmë vetëm tri fakte.

E para jemi dëshmitar se është bllokuar paraja e Republikës së Kosovës,

E dyta, asnjë projekt kapital për tu mbajtur mend nuk filloi brenda  qeverisë Kurti.

Dhe  e treta  tani kjo deklaratë   për luftë, është më skandalozja, Sepse   një gjë të këtillë e kuptojmë   shumica  e atyre  që marrin vesh nga politika, Sepse  SHBA -të nuk lejojnë  në asnjë  version luftë  të re në Kosovë, Jemi ende me kujtesën e freskët kur  forcat ruse më  qershor të vitit 1999 deshën të hyjnë në aeroportin  Prishtinës  dhe aty ishte NATO e SHBA,ja  që  ia dha  vizën Rusisë  për në  Rusi  dhe e rikthejnë  atje ku e ka vendin, Kurse tani në vitin 2022  nuk ka  asnjë shans  që SHBA të  lejojnë ndonjë luftë të re në Kosovë, E pastaj  është ”Bondstili”  këtu,

E  dyta Kosova është në  hemisferën e interesit amerikane këtë  e di secili   person që merr vesh pak nga politika, Dhe ajo që  është  thënë  nga Kurti për luftën më shumë i ngjanë  frikës  dhe mos  aftësisë për të qeverisur. Këtu nuk bie  faji tërësisht mbi kryeministrin, sa bie  në  udhëheqjen e dobët ët ministrave të  Albin Kurtit.  Ata  janë treguar  shumë inertë në menaxhim  të  ministrive  dhe kjo i ka  dobësuar edhe më shumë  rrugëtimin e  mëtejmë kryeministrit  Kurti. Prandaj,  vjeshta e këtij viti padyshim se mund të jetë  e nxehtë, por  assesi  nuk do të ketë luftë të re më në  Kosovë. Këtë  kryeministri Kurti e  dinë më mirë se të gjithë ne , por  kjo ka reflektim negativ për investitorët që  pritej të  investonin  këtu, Por ,zgjedhje  të reja  edhe mund të ketë/ qendrapress,com/