Dënimet janë të rënda dhe të përballueshme për xhepin tonë, andaj jemi të detyruar të respektojmë masat

Haziz Hodaj, kuvendar dhe kryesues i grupit të LDK në KK të Prizrenit, lidhur me pyetjen tonë “”A mendoni se masat e paralajmëruara nga 13 korriku, qeveria Hoti, a i ka të ashpëra masat e sigurisë , si maska e të tjerat, ku parashihet denimi prej 8 mijë euro dhe burg ?ai pohon;-“ Masat sigurisht që pas gjendjes së krijuar janë të domosdoshme ,sepse përkundër thirrjes së pandërprerë të institucioneve relevante për të rrespektu rekomandimet, një pjesë e madhe e popullsisë as që donte të dijë për to.
Andaj unë shof, se Qeveria ishte e detyruar të ndërmerr masa më të ashpra që sigurisht për ne duken të ashpra, por që pa një disiplinim të përgjithshëm vështirë të përballohet pandemia.
Dënimet janë të rënda dhe të përballueshme për xhepin tonë, andaj jemi të detyruar të respektojmë masat!/qendrapress.com/
___________