Dick Marty tashmë është Histori. –Shkruan;Hisen BERISHA, deputet i Parlamentit të Kosovës

               Por, pretendimet akuzuese ndaj liderëve të UÇK e luftës dhe dëmi politik e diplomatik ndaj Kosovës, janë histori që po vazhdon. Asnjëra nga aktakuzat e ngritura nuk kanë bazë në Raportin e Dick Martit, i miratuar në KE. Liderët e UÇK, atje po përballen me vepra të supozuara të luftës dhe pas saj, që i pretendojnë prokuroria dhe shërbimi sekret serb dhe rus. Ka fatkeqësisht edhe akuza të adresuara nga qytetarë shqiptarë të Kosovës. Ka një kategori aktakuzash të supozuara që do të duhej të shqyrtohen në Gjykatat vendore nga sistemi i drejtësisë kosovare. Këto DHS janë komprometuar dhe nuk do mund të vazhdojnë tutje. Mjafton të ekzistoj vullneti politik i institucioneve të Kosovës dhe kjo duhet të konsiderohet e shfuqizuar. Kurse z. Marti do mbetët në kujtesën e kombit shqiptarë si njëri i padëshirueshëm e armik./www qendrapress.com/