Ofshamat e nënave shqiptare do përcjellin shpirtin tij fatzi.-Shkruan;Liridon LUSHAJ

                  Iku nga kjo botë njeriu që u munda të vriste të drejtën e luftës së çiltër të UÇK-së vetëm pse ishte shtyrë tek Serbia,por, ai me vetë e mori vetëm panikun e tij që ia krijuan pikërisht serbët duke e kërcënuar më vrasje,për të etiketuar  pastërtinë luftës  e bashkë me te  edhe idealet e lirisë së  luftëtarëve të  UÇK-së, Dik Marty do të mbahet mend si një personalitet ndërkombëtar i shpifur ndaj një pastërtie e lufte të drejtë për liri .Pas vdekjes së  tij Serbia dhe media serbe, po e lartësojë  figurën e këtij njeriu që  vdiq duke mbajtur ulërimën serbe, që  e kërcënon  me vdekje  sepse  ai ishte shitur  tek ata. Prandaj,edhe falsifikoi  dokumente kundër UÇK-së e që ishin dokumente  të llojllojshme që as imagjinata e ndonjë  të çmenduri nuk do të kishte mundësi të ju besonte atyre dokumetave   dhe deklaratave  të shpifura kundër  luftës  së  Kosovës , kundër UÇK-së. Ai tashmë nuk do të jete pjesë e kësaj bote, por domosdo se herdokurë do të shënohet me shkronja te  zeza emri i tij  për  këto shpifje që bota tashmë i di  dhe i ka të njohura. Ofshamat e nënave  shqiptare  do përcjellin  shpirtin tij fatzi. Tashmë edhe një dëshmi  për  Gjykatën Speciale  që  duhet të i lirojë  ata  luftëtarë lirie  sepse pafajësia e tyre  është  prezentë kudo./www.QendraPress.com/