Dita e fundit e gushtit, edhe sot shi e rrufe 

                        Dita e fundit e gushtit vazhdon të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke mundësuar mot të paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.Ekziston rrezik që nëpër vende të kufizuara reshjet e shiut të shoqërohen me breshër apo breshnizë, raporton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.