Drejtori Hajdari- për herë të parë, ekipi ynë realizoi në mënyrë të pavarur ekokardiografinë transezofageale (TEE).

                Drejtori i Spitalit Rajonal ‘’Prim. Dr Daut Mustafa’’ në  Prizren,Osman Hajdari ka publikuar në  faqen e tij elektronike  një arritje të madhe  që ka shënuar stafi i këtij spoitali. Ai shkruan ‘’Të martën, për herë të parë, ekipi ynë realizoi në mënyrë të pavarur ekokardiografinë transezofageale (TEE) – një procedurë e avancuar diagnostike që zgjeron ndjeshëm kapacitetet e Kardiologjisë dhe rrit cilësinë e shërbimeve për pacientët.

Ky është rezultat i punës së palodhshme, zhvillimit profesional të stafit dhe vizionit për ta bërë spitalin tonë një qendër moderne me shërbime të nivelit më të lartë.

Urime ekipit të Kardiologjisë dhe Anesteziologjisë për këtë arritje të rëndësishme. Me punë, profesionalizëm dhe investim në njerëz, po e avancojmë çdo ditë spitalin tonë në shërbim të pacientëve’’ shkruan drejtori Osman Hajdari/QendraPress/