Drejtoria e inspektorateve me intervenim në rastin e rrugës për na Pashaçeshme atje hiqet betoni

                     Në media elektronike mbrëmë nga qytetarë ka qarkulluar një foto bashkë me tekst lidhur me vendosjen e një betoni në trasenë e biciklistëve për në Pashaqeshme. Lidhur me këtë sot, drejtori i inspektorateve Islam Ukimeri, tregon se menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe kemi filluar të heqim atë beton dhe padyshim se do të bëjmë edhe padi ndaj të gjithë atyre që nuk i zbatojnë ligjet për marrje të lejes. Ai me këtë rast tha se ‘’Drejtoria e Inspektorateve pas konstatimit se në zonën e mbi kalasë është ndërhyrë nga persona të pa autorizuar duke vendosur beton në trase, menjëherë institucioni ynë i ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore dhe sot kemi dalë në terren për ta larguar në tërësi këtë shtresë të shëmtuar të Betonit. Gjatë kësaj jave po ashtu kemi larguar pengesat dhe reklamat e pa autorizuara në disa rrugë brenda qytetit, sot po ashtu jemi duke vepruar duke demoluar këtë intervenim të pa ligjshëm në këtë zonë dhe ne si institucion pa ndërprerë do të jemi në veprim për secilin akt të pa lejuar. Ai pastaj tha se apelojmë te qytetarët që të i zbatojnë procedurat ligjore përpara secilit investim sepse në të kundërtën Drejtoria e Inspektorateve do të intervenojë sipas detyrave të cilat na përcakton ligji. Inserte Derisa në kemi bërë intervistën me drejtorin Ukimeri, atje punët ishin duke u kryer dhe ai tregon se po kushti për personat e pandërgjegjshëm është duke u përgatitur edhe padia përkatëse.