Duhet të ketë marrëveshje mes subjekteve politike që të mund të zgjidhet Presidenti

0

Shaqir Totaj,Nënkryetar i PDK-së dhe  kryetar i Degës  në Prizren, lidhur me pyetjen se posti i presidentit a mund të jetë “mollë sherri” ,mes subjekteve politike  .Edhe tek partitë e krahut të luftës, ai  pohon:-“ Në një vend i cili pretendon të jetë demokratik varianti më i mirë kishte me qenë që Presidenti të zgjidhet direkt nga qytetarët. Në Kosove për shkak se nuk janë bërë reformat në Ligj kjo nuk do të ndodhë tani për tani.

        Kështu si funkcionon tani sistemi zgjedhore patjetër, duhet të ketë marëëveshje mes subjekteve politike që të mund të zgjidhet presidenti. Është e natyrshme dhe legjitime që të ketë ambicje nga më shumë se një individ, apo subjekt politik, prandaj dhe imponohet nevoja që të ketë konsultime dhe marrëveshjë paraprake rreth zgjedhjes së Presidentit.

      Do të varet nga konstelacioni i skenës politike si dhe nga marrëveshjet që arrihen pas negociatave se kush do të jetë presidenti i ri. Unë personalisht nuk pres që posti i Presidentit të jetë si të thuash “molle sherri” ,por pres rivalitet, negociata dhe marrëveshje e cila do të respektohet dhe RKS do të ketë Presidentin e ri.”/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *