E diela e 7 poezive dhe 7  poeteve:Lavdije Karrametaj ZALLI

FILLOVA ME T’DASHT

———————————–

E amla vjeshtë,

Fillova me t’dasht,

Bash si duhet vet jeta.

M’kishin mungue,

Era jote, ngjyrat tuaja,

Dëshira për me jetue.

Vjeshtë prrall e fëminisë,

Angërr e çmalljes teme,

Fillova me dashtë përsëri!

Ju uroj vjeshtë të mbarë të gjithëve!