AROME DASHURIE

———————————

Ne djall Parajsa e përjetshme,

Dot’ mëkatoj!

Zemra si trëndafil te hapi petalet,

Për atë qe dashuroj

Kupa qiellore kur t’ skuqet,

Prej agimit t’ me zgjoj

Si vese mëngjesi, mbi trupin drithërues,

Lot, gëzimi t’ lëshoj

Puthja ngjare me rrezen diellore,

Thyer petaleve, prekjen t’ndaloj

Ne bulëza uji nga zjarrmimi

Afsh, arome adrenalini t’perfumoj

Magji mbiqiellore t’ mbizotëroj, kopshtet e agonisë, gjallëruar

Te gjithë te shohin me zili,

Muzgjet mahnitëse

mbi trupa qëndruar,.. shtruar

Qielli jargavitur e te mbetet

Dejet, gjak trëndafili kulluar

Ti, ardhur gjysme perëndi,

Kur perdja e nates yjet t’ ketë larguar

***

Trupa,

Ngjare me perëndi

Natyra frymëmarrjen ndaluar

Ndjenja, ne yje qe shndrisin

Mbi qiejt e grisur dërguar

***

Rilinda, unë

Rilinde, Ti

N’ate’vorbull gjëmimesh dërguar,

Si llava shkurret djegur

Vampirët bërtitur tmerruar..

Lindur,

Qiej t’ rinj

Shkëndija mbi gërmadha, leshura

Nga diej te vegjël;- Te zgjuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *