E shtuna poetike me poeten;-Hamide AXHAMI

GJITHÇKA PËR KOMB DHE ATDHE
——————————————–
Shtëpia jote fole shqiponjash
Aty ku linde, ku të përkundi nëna.
Me ninulla ti u rite,yll i nënës si agim dite.
Nënlokja të uroi.
U ritsh bir me shtat si lisi
Trim vigan, mu bëfsh prijës fisi.
Ndër vite të ndoqën fjalët e babait
Hero i kombit,atdhetar i fisëm.
Biri im paç uratën.
Mos harro vuajtjet që i përjetuam së bashku.
Mos lejo shkjaun të shkel në prag.
Të lutem i fort qëndro
Mos lejo hasmin nderin ta nëpërkëmbë.
Fjalët e babait frymëzimi yt
Folenë e ngrohtë kala e ngrite ti
Me nder luftove,shkjaun mizor e largove
Mbi kullën e shejt
Flamurin e shtrejt e vendose
Eh sa të ngjau petku yt i blertë
Tre shkronja të arta të shëndrisnin në kapelë
UÇK.
/QendraPress/