E shtuna poetike me poeten;- Sherife Berisha – THAÇI

NË DITËLINDJEN TËNDE

(Kushtuar viktimave të akcidentuara të fshatit Sopijë

Në ditëlindjen e Albesa Sadikajt )

——————————————-

Nusja Albesa sot ditëlindjen duhej të festonte

Me familjarë e me miqësi

Në vend të fjalëve – Gëzuar për të mirë

Ata ikën në përjetësi

Sa e rëndë fjala – Lamtumirë !

Dheu ka hap krahët, iu prêt me dashuri

Ju për këtë Tokë gjithëmonë dhimbje keni ndarë

Bashkë do festoni sonte në dheun e Zi

Ditëlindjen e Albesës me lotin valë

Jetë o jetë, pse je kaq e padrejtë

Engjujt duan fluturimin hapësirës së qiellit

Bashkarisht siq u deshët në jetë.

Nëpër fluturim, gjetët rrugën e amshimit

U këthyet në fshatin Sopijë, për tu mbuluar me trëndafila

Bashkë me engjujt Tuaj plotë dashuri e mall

Ju bashkë zgjodhët vdekjen si më e mira

Për Ju syri sot shpreh dhembje e mall

/QendraPress/