Edhe 707 raste të reja kurse janë shëruar 550 pacientë  në 24 orët e  fundit në Kosovë nga coronavirusi

Rastet e reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej një mijë e 831 testime të kryera.

Kështu bëhet e ditur nga Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 550 persona janë shëruar gjatë kësaj kohe.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338”, thuhet në njoftim.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

%d bloggers like this: