Edhe kësaj here Komuna ja huqi!!!???-Shkruan:Liman Asllani.

0

Komuna e Prizrenit, respektivisht DKRS, organizoi PANAIRIN E LIBRIT 2021.

Por edhe këtë here e përcollën huqet.

Në Kontratë parashihej DETYRA E JURISE PROFESIONALE:

Përzgjedhja e Jurisë Profesionale prej 3 anëtarëve qe do  te përcjellin dhe do te përzgjedhin tre tituj nga tre Shtëpi Botuese qe u pëlqyen me se shumit nga vizitoret (sigurimi akomodimit, ushqimit , mëditjet për tre net)

Por si duket Juria nuk morri informacion të drejtë nga implementuesi i kontratës dhe shpërbleu e përzgjodhi Shtëpitë Botuese që ”…kontribuuan gjatë pandemisë” , apo ndoshta ishte në ndonjë obligim paraprak ndaj të shpërblyerve.

Pra në vend 1ë të shpërblehet ndonjë poet, shkrimtar apo shkencëtar, parat shkuan te Shtëpi Botuese.

Përveç kësaj implementuesi projektit nuk ju përmbajt Kontratës dhe devijoi vlerat e shpërblimeve nga ato që parashiheshin me Kontratë:

Ndarja e tre shpërblimeve :  Vendi pare 500 euro, vendi dyte 300 euro dhe vendi trete 200 euro. Këto çmime janë neto OE përfshin ne çmim taksat e tatime

Por impelemtue4si Projekti dhe DKRS devijoi dhe nuk realizoi detyren e kontraktuare as ne naten e tretë kur parashihej mbyllja e Panairit te Librit:

Organizimi mbrëmjes se trete përmbyllëse te Panairit ku do te ndahen shpërblimet e mirënjohjet dhe do te ketë një Mbrëmje letrare qe përcillet me muzike “live” nga instrumentistet . Sigurimi skenës, zërimit e ndriçimit LED , moderatorëve (2) . Sigurimi  50 ulëseve ,

Por nuk janë vetëm këto devijime nga Kontrata , pasi që u shpërblyen Shtëpi Botuese që nuk ishin pjesëmarrëse në Panair. Ne Panaire morën pjesë me shtande këto SHB: Çamëria, Zenit, Fan Noli, Faik Konica. Altera dhe Pena.

Këto Shtëpi botuese kanë mund të kenë në shtandet e veta libra për shitje edhe të shtëpive tjera por pjesëmarrës në përputhje me kërke4sat e Kontratës ishin vetëm 6, për tre ditë radhazi.

Por ka edhe shumë lëshime  tjera , ngase nuk u mbajtën fare edhe këto aktivitete të parapara me Kontratë:

Organizimi  një eventi DITA E  PROMOVIMIT ku secila SHB përzgjedh një botim nga gama e vete promovuese. Sigurimi zerimi, moderatorit dhe lokacionit (ne bashkëpunim me DKRS) dhe medieve

Dizajnimi dhe shtypi tabelave informative për Pjesëmarrës SH 80×60 cm dhe vendosja ne shtande

Dizajnimi dhe shtypi ne foli i materialit promo . Mëveshja e portës nga konstruksioni metalike me dimensione 4×3 m dhe vendosja e saj ne hyrje te Panairit

Dizajnimi dhe shtypi prapavije qe vendoset ne pjesën e hapjes zyrtare te Panairit ku qëndron 3 dite

Organizimi Tryezës me temën bosht ” SI TI RIKTHEHEMI LIBRIT” me se paku tre panelist-sigurimi zerimit, tavolinave , karrikave dhe moderatorit-ne kordinim me DKRS

Sigurimi zërimit, nje tavoline me karrige, ndriçimit dhe nje prapavije me motive nga Qyteti Prizrenit për dy net rresht ku shkrimtaret dhe poetet ,mund te lexojnë  punimet e veta . Mbrëmjet moderohen nga nje moderator dhe përcillen me instrumentist “live”,

Bazuar në Kontratë nuk u realizuan pjesët që do ta bënin Panairin më tërheqës dhe atraktiv për qytetar . Njëherit edhe pozicionet e realizuara janë të mangëta nga  sasitë e përcaktuara në Kontratë, si : ushqimi, akomodimi, tendat, etj.

Shikuar në tërësi Panairin e Librit 2021 vërehet se edhe organizatori por edhe OE u shmangën dhe nuk i realizuan detyrat e parapara me Kontratë për çka edhe duhet të jenë të përgjegjshëm me rastin e realizimit të pagesës së pozicioneve të realizuara dhe të parealizuara , e që gjithë kjo shkoi ne dëm të vete Panairit, Shtëpive Botuese dhe qytetarëve, e që së paku të mos shkoi në dëm të buxhetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *