Fotografia që po e tmerron Vuçiçin-Shkruan;Agim LUSHAJ

 Këtyre ditëve u publikua fotografia e komandantit të forcave të Turqisë, ku në foto ishte edhe fotografia e Skenderbeut. Kurse kur kësaj ia shtojmë deklarimin e komandantit se është shqiptar, Kjo tani më besohet se i  ka dhënë përgjigjen e madhe forcave serbe dhe vetë Vuçiçit, se për Kosovë më nuk ka çka të ëndërrojë.  Jemi dëshmitarë  se ne qershor e vitit 2023 ishte kontingjenti trupave ushtarake turke që shkoi  si përforcim shtesë në misionin e KFOR-it në Kosovës pas tensionimit të situatës në komunat në veri të Kosovës, duk u  vendosur në komunën e Zubin Potokut. Patën njoftuar media serbe me shqetësim.

Si dihet batalioni special turk është pjesë e trupave që u angazhuan me kërkesën e forcave të bashkuara të NATO-së, pas ngjarjeve në veri ku pati shumë ushtarë të lënduar nga KFOR-i.

Ushtarët turq ka disa ditë që ishin vendosur në Prizren, pastaj iu bashkuan komandës së Brigadës së mekanizuar të këmbësorisë për tu   pozicionuar në Zubin Potok.

Pas ngjarjeve në komunat në veri përkatësisht protestave të organizuara nga grupet kriminale në veri, ku pati edhe ushtarë të lënduar të KFOR-it, NATO vendosi përforcimin me forca rezervë që u vendosën në gjendje gatishmërie në rast nevoje për veprim. Ky ishte edhe një vendim i fuqishëm i Turqisë kundër Vuçiçit që mashtronte  serbët se Turqia  po e përkrah Serbinë, kështu gënjente serbët vetë Vuçiçi. Prandaj tani me i bëhet me dije  se forcat serbe  nuk kanë pse ëndërrojnë më Kosovën/www.QendraPress,com/