Fryma poetike  e së dielës poetike me poeten:- Gladiola Jorbus

Pezull

——————————-

Mbetëm pezull…
në një tjetër dimension,
ku koha ende
nuk ishte ngjizur.
Zemërshtrënguar deri në dhembje,
deri në frymën e fundit,
vdisnim dhe ringjalleshim
në vorbullën hyjnore të dashurisë.
Kur lindi koha?!
Kur nisën shirat e ndarjes pikëlluese?!
Kur na dëbuan nga qielli?!
Do të mbështillja krejt tokën
me mantelin e lotëve të mi.
Endem nga njëri skaj i botës në tjetrin,
duke puthur petale vjeshte,
veshur me fjolla dimri,
irnosur nga ngjyrat e dhembjes,
në kërkim të parajsës së humbur…
Lumturia zgjat – sa një pulitje sysh…
Dashuria s’mund të varroset e gjallë
në trupin e Evës.

/www.QendraPress.com/