Fryma poetike e së dielës me poeten;-Abide GASHI

RRUGA E RËNIES

—————————

Nuk vjen rrënimi,

si stuhi e beftë,

As si rrufe,

që qiellin e copëton,

Ai lind ngadalë ,

në heshtje të fshehtë,

Kur e vërteta hesht,

dhe gënjeshtra sundon.

Kur duart duartrokasin ,

gabimin me zell,

Dhe injoranca vishet ,

me petkun e diturisë,

Atëherë mjegulla,

mbulon çdo qiell,

Dhe humbet,

drita e urtësisë.

Një udhëheqës pa mendje,

pa vizion e nder,

S’mund t’ e çojë anijen ,

drejt brigjeve të qeta,

Por e lë në dallgë,

në stuhi e në terr,

Duke humbur shpresën ,

që ushqen jeta.

Nuk është faji,

vetëm i atij që prin,

Por edhe i atyre ,

që verbërisht e ndjekin pas,

Që e quajnë ar flori ,

atë që s’ka shkëlqim,

Dhe heshtin kur duhet,

të ngrenë zërin me gaz.

Prandaj zgjedhja ,

është peshë e rëndë,

Një farë që nesër ,

bëhet pemë e madhe,

Sepse nga vendimet ,

që mbjellim në vend,

Lind ose lulëzimi, ose plagë,

që s’ shërohen kurrë më pas.

6 Qershor 2026, Vienë

/QendraPress/