Fryma poetike e së dielës me poeten:-Shkurtë Kadriu ÇITAKU

Nana i mblodhi të gjitha lulet e shpis dhe iku
——————————————————-
Sa vetjake u bo nana
vitin e fundit të jetës së saj.
S’ka faj.
Se vetë e lazdrum,
e bam si fëmi.
E nana i mblodhi
të gjitha lulet e shpis,
nja e nga nja,
me vete,
edhe iku.
Tash,
më kot mundohem
ta gjej njanen prej tyne.
Po s’ka.
S’ka.
Se nana i mblodhi
të gjitha lulet e shpis
edhe iku.
/QendraPress/