Fryma poetike e së dielës me poeten;-Valbona HOTI

Mos ia hidh fajin asaj

——————————

Mos ia hidh fajin asaj.

Gabimet e tua

nuk kanë nevojë për viktimë

kanë nevojë për pronar.

Ajo nuk ishte arsyeja

e zgjedhjeve që bëre,

as strehë për mungesën tënde.

Mos e ngarko mbi të

peshën që s’pate forcë

ta mbaje vetë.

Gabimet e tua

mbajnë emrin tënd,

jo të saj.

Ajo mund të ketë reaguar

por ti vendose.

Ajo mund të jetë larguar

por ti e shtyve drejt derës.

Pranoje.

Rritu.

Mbaje emrin tënd mbi gabimin tënd.

Sepse fajësimi është frikë,

ndërsa përgjegjësia është karakter.

Dhe karakteri nuk ndërtohet

duke gjetur fajtorë,

por duke pranuar të vërtetën.

Pjekuria fillon

kur ndalon së kërkuari fajtorë

dhe fillon të shohësh pasqyrën.

Dhe pasqyra

nuk gënjen.

/QendraPress/