Fryma poetike e së dielës me poeten;Liljana NDONI

Thuaj jo dhunës!

—————————

Grua qe lind njeriun e Zoti te krijoj

Me shume dhimbje e sjelle njeriun, E nga njeriu me dhimbje jetën e përjeton..

Për ty kënga e plazmave te shpirtit “te ngrenë” dridhet ne shtrat

Rrufeja e një kodi njerëzor te pa pranuar, vetëm nga Zoti lart..

Dashuria e verbër shtratin ta shtroj me hithra përvëluese te njome

E çarçafët e bardhe ne garza i shndërrove për nevojë..

Femër qenie e brishtë..

Ofshamat dhe zëri jote dënuar ne heshtje përgjithmonë..

Ne vend te puthjes grushtet dhe shqelmat te lëne njolle..

Imoral, mostra, xheloz te sëmur,

Ne vende te zemrës keni vendosur gurë..

Ne vend te shpirtit,keni helme e vrer,

Logjika, vetëm urrejtjen peshon

Arsyeja vetëm dhuna ju trimëron..

/www.QendraPress.com/