Fryma poetike e së dielës me poeten:Selvije KADRIU

NUK MUNDEM

————————-

Sikur dikush

Do t’ma thoshte dje

Që sot do të pres ty

E kjo zemër e imja

Do të rrijë pezull

Nga ajo pritje

Sikur kur ishim të rinjë

E tash kur zemra rrahë

Nga një dashuri

Që nuk ia pranova vetit

Dalëngadalë e kuptoj

Unë nuk mundem pa ty

SK, 05.04.2024, Prishtinë

/www.QendraPress.com/