Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Bona Mulaj LLUKA

Ti

———————

E pathanuna puthje,

buz’ n’gaz,

lot e arsye zemre,

me t’dashtë.

Kaq ngat,

e larg,

e askund tash sa kohë dukun.

Ti që mban fmi e gru n’nji kohë,

sy’ulun si n’faj, e vullkan n’shpërthim njiherësh.

E nër’ buz t’prushta që n’afsh

shfryjnë zjermin,

shtrëngoj t’mbramen puthje.

T’kam dashtë!

bash qysh n’ma t’parën fjalë,

thanë ngat veshi si dihamë mbytëse:

“dashni”.

T’kam prit,

s’di sa kam tu t’prit.

Po buzës s’mi paska ik zjermi,

i t’mrames puthje!

/QendraPress/