Fryma poetike e së dielës me poetin ;-Dhimitër NICA

MË KA LODHUR KJO BOTË E NGATËRRUAR…

—————————————————————

Aty ku cicërijnë zogjtë e dallëndyshes,
jo vetëm nëpër brigje e në korije,
aty ku macja luan me gjalmin e gjyshes
dhe kur tufat shplodhen nëpër rrëza e hije.

Aty ku merr këngën vet bregu i lumit,
aty ku fëmijët zhyten e notojnë,
aty ku një dallëndyshe puth shkarazi pëllumbin
e fshihet nga njerëzit se e përgojojnë.

Aty ku ka ajër të pastër,thellë nëpër fshatra,
sa thith e thith e s’ngopesh dot,
aty ku ndizen frutat e gruri lëshon pendë të arta
dhe bjeshkët na dhurojnë veç ujë të ftohtë.

Aty dua të jem 100 jetë rresht, për çdo vit,për çdo mot,
larg nga grataçielat,autostradat, nga zhurmat e porteve…
Jam rrekur me lustrat që mban nëpër skuta kjo botë,
dua vetëm këngën e ëmbël dhe tingujt e zogjve…

/www.qendrapress,com/