Fryma poetike  e së dielës me poetin;Agron SHELE

Ti humbe…

 ———————–

Humbe krejt papritur udhëkryqit të rrugëve,
pa semaforë,
as drita jeshile me ngjyrime të poetëve
humbe ashtu mjegullnajës mendime
tretur pas klithmave të përvuajtura të shpirtit .

Humbe ylbereve që presin kolorit
pafundësish prizma qiellorë të thyer
në krahë copëzuar regëtima pulëbardhash
të ujëvarave që zbresin mijëra valëzime
përthyerje resh bulëzime.

Humbe yjësisë shkreptimë perëndimi
ëndërrimesh të befta me krahë engjëllorë
fantazi e majave që prekin fantazinë
e dashurive zjarr,
që terret përvëlojnë.

Humbe thellësisë blu të detit
dhe tajfuneve që jetët dallgëzojnë
maja ajsbergu që prekin kaltërsinë
… dhe të fateve,
besytni dëshirash që trupin mëkatojnë.

Humbe thëllimit të parë të dimrit
akullnajizim ndjenjash të ngrira në park,
…a stolit të vetmisë së jetës të pafat
nga dhimbja
e të ftohtit ethshëm zemërak

Humbe ngjyrash të thella shikim
syve që prekin horizonte pa kufi,
qerpikë të lodhur nga ditët e pritjes
dhe të fundit lot
kristal të xhamtë të larë trishtim.

Humbe pakuptimësisë jetë braktisje
sfondesh akuartitet simfoni e dhimbjes
e kohëve që shkuan rrëmbimthi pa kuptuar
…mbi ndjenja harbuar
përjetimesh drithërimë.

Humbe rafteve të librave shkrim
dhe bojës së fshirë nga gjithë ky harrim
vargëzime fjalësh djegur në pasione
vargëzime fjalësh djegur dashurish.

/www.QendraPress.com/