Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Migel FLOR

“Të tretat”e Egos

—————————–

Hunda s’e uli kurrë majën

madhështinë e veshi paksa keq

u krekos në fronin e fodullit

gjithë jetën (përdreq)

Varrin e ngriti mbi njerinë

pasqyrës i falej çdo mëngjes;

egoja, kur bëhet “perëndi”

e lë shpirtin lakuriq në mes

Tabutët e syve u varrosën pardje

hunda su zhbë e bëri hatanë;

drita kryqëzohej nën gjyslykë pa filtra

Sot “Të Tretave” u hante hallvanë.

Të xhumanë askush s’pa ëndrra të bukura

Flutura ëngjëj mbushen kishat e xhamitë

Egoizmi vesh fjongon e zezë në xhaketë

Hunda kostumin e zi për “meitë”

/QendraPress/